Detyra 1: Shuma e dy numrave është 180. Numri i pare është për 36 me i vogël se i dyti. Cilët janë ata numra?
Detyra 2: Ndryshimi i dy numrave është 46. Kur numri me i madh do te pjesëtohet me numrin e vogël fitohet herësi 4 dhe mbetja 7. Cilët janë ato numra? Detyra 3: Shuma e tre numrave natyrore te njëpasnjëshëm është 84. Cilët janë ato numra? Detyra 4 : Në dy rafte ka 124 libra. Në raftin e parë ka pasur 3 herë më shumë libra se sa në të dytin. Nga sa libra ka pasur në çdo raft? Detyra 5 : Një anije lëviz nëpër rrjedhjen e lumit me shpejtësi 25 km/h, kurse përballë rrjedhjes së lumit me shpejtësi 20 km/h. Cakto shpejtësinë e anijes dhe shpejtësinë e lumit. Detyra 6: Shuma e dy numrave është 72, kurse ndryshimi i tyre është 2. Cilët janë ato numra?
0 Comments
|
Driton Bilalli.. ArchivesCategories |